Papa Françeku i drejtohet shenjtores shqiptare: Lutu për ne…

270

Si sot katër vite më parë, konkretisht 5 shtator 2016, botës iu shtua një shenjtore. Ajo është Nënë Tereza, sot Shenjta Terezë gruaja bujare që përkul mbi persona e braktisur nëpër rrugë duke u njohur dinjitetin që u ka dhënë Zoti.

5 shtatori është dita e shenjtërimit të saj, ku në një ceremoni madhështore në Sheshin Shën Pjetri në Vatikan Papa Françesku njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997 .

Shenjtërimi i Nënë Terezës është kujtuar dhe nga Papa Frençesku. Ai ka drejtuar një lutje për të Shenjtën Nënë Terezë. “Nënë Tereza, bamirësja e pa lodhur, lutu për ne, që qëllimi i çdo aksioni në jetë të jetë dashuria, e ofruar falas për të gjithë pa dallimin e gjuhës, kulturës, racës ose fesë”, shkruan Papa.