Ja si duket Albana Osmani në jetën e përditshme (Foto)

885

Ajo ka qëndruar prej disa kohësh larg televizionit. Edhe pse me një karrierë të gjatë në ekran, Albana Osmani ka zgjedhur të bëjë pushim duke iu përkushtuar projektit të saj Ti je një lule dielli. Pas gjithë kësaj pauze, duket se fansat duan ta shohin përsëri moderatoren në ekran.

Albana Osmani ka drejtuar disa emisione dhe spektakle gjatë karrierës së saj dhe dukej se do të vazhdonte me të njëtin intensitet. E megjithatë deri tani nuk duket të jetë e përfshirë në ndonjë projekt televiziv.

Paparazzi e ka fotografuar pak ditë më parë duke ecur në rrugët e Tiranës. Në përditshmërinë e saj Albana preferon veshje tejet sportive dhe shumë të rehatshme. Duhet thënë se edhe kështu Albana duket shumë bukur. Ne urojmë që ta shohim përsëri në rolin e moderatores në ndonjë projekt interesant.