Disa mënyra si të eliminoni fryrjen e stomakut.

348

Fryrja e stomakut është diçka që ndodh herë pas here dhe faji është kryesisht i ushqimeve. Ushqime të caktuara shkaktojnë gazra dhe akumulim të lëngjeve gjë që e bëjnë stomakun të duket i fryrë dhe më i madh. Në këtë artikull të do të mësoni për zgjidhjet më të mira dhe efikase kundër fryrjeve të stomakut.

Fryrja zakonisht ndodh pas akumulimit të gazrave të tepërt në stomak dhe në zorrë. Kur fryrja ndodh pas ushqyerjes, zakonisht largohet vetë, por nëpërmjet teknikave të duhura ju mund ta përshpejtoni largimin e saj. Mënyra më e mirë e eliminimit të fryrjes është përcaktimi i shkaqeve që zakonisht janë problemet me tretjen, ushqyerja dhe ndryshimet hormonale.

Ecja.Aktiviteti fizik vë zorrët në lëvizje dhe rrjedhimisht ndihmon në çlirimin e gazrave të akumuluar në stomak. Për më tepër, ecja funksionon edhe kundër konstipacionit.

Fibra Në Mënyrë Graduale.Ngrënia graduale e ushqimeve të pasura me fibër ndihmon në parandalimin e konstipacionit dhe fryrjes. Doza ditore e rekomanduar e fibrës është 25 gramë për gratë dhe 38 gramë për burrat. Megjithatë, duhet të tregoni kujdes me fibrën sepse konsumi i tepruar i saj mund të shkaktojë më shumë gazra e fryrje.

Më Shumë Ujë.Ekspertët rekomandojnë zëvendësimin e pijeve të gazuara me ujë. Këto pije shkaktojnë shumë fryrje në stomak dhe për më tepër janë të pasura në sheqer.

Ushqyerja e Rregullt.Njerëzit zakonisht ndihen më të fryrë kur hanë një vakt të rëndë. Kjo mund të shmanget nëse njeriu konsumon disa vakte të vogla gjatë ditës të cilat do të mbajnë sistemin tretës në lëvizje.

Përtypja e shpejtë e ushqimit lejon gëlltitjen e ajrit dhe akumulimin e tij në stomak. Pirja e lëngjeve me pipëz gjithashtu lejon akumulimin e ajrit në stomak dhe rrjedhimisht fryrjen.