Në prag të nisjes së sezonit të ri, janë përfolur shumë ndryshime dhe largime në televizione. Më i prekuri duket se do të jetë Top Channel, i cili ndonëse ka formate të reja, ka dhe shumë personazhë që janë larguar. Ditën e djeshme, u mësua gjithashtu se Altin Basha dhe Salsano Rrapi do të largohen nga show i humorit Portokalli, si dhe nga i gjithë televizioni.
Ky lajm nuk kaloi pa një reagim nga aktorja Delinda Disha, e cila është prej kohësh në mosmarrëveshje me Top Channel. Ajo ka bërë disa postime në InstaStory, ku pavarësisht se nuk përmend emra, kuptohet qartazi situata:
Se kuptoj pse ikin hajdutçe. Ka dhe përralla me fund të hidhur, jo të lumtur, kështu kështu. Ikja hajdutçe mund ti referohet faktit që këta personazhë nuk e kanë deklaruar vetë, por është marrë vesh nga burimet e mediave.
Përsa i përket fundit të hidhur, pak kohë më parë Delinda tregoi një portokall që mykej dhe shenjat na çuan sërish te emisioni i humorit, pjesë e së cilit ka qenë dikur.

