Siç mësohet nga mediat turke, Haldun Boysan, ose, siç e njihnin të gjithë me emrin ‘Tombalacı’, humbi jetën në hotelin ku po qëndronte në Ürgüp, Nevşehir.
Sipas raportimeve të para, mësohet se aktori nuk i ishte përgjigjur grupit që priste të vijonte xhirimet. Pasi shkuan në hotelin ku po qëndronte, disa kolegë të stafit që nuk arritën të komunikonin me Boysan, hynë në dhomën e hotelit dhe gjetën aktorin në gjendje të rëndë. Ekipi mjekësor që erdhi në hotel e dërgoi menjëherë aktorin në spital, por përpjekjet ishin të kota.
