Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen “Qafë Hardhi”, ku sipas dëshmitarëve nga vendngjarja janë dëgjuar breshëri automatiku.
Ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur, ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve.