U infektua me Covid, Ajola Xoxa shfaqet për herë të parë (Foto)

528

Pak ditë më parë Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj bëri të ditur se e fitoi betejën me Koronavirusin. Në një intervistë me gazetarin Evin Parruca, ai tregoi se Koronavirusi nuk kishte prekur vetëm atë, por dhe të shoqen, Ajolën dhe vogëlushin e tyre Kajan.

“Është prekur edhe bashkëshortja, edhe djali im. Kisha ndjesinë e pafuqisë për të qëndruar në këmbë, sikur më kishte shtypur një tren. Imagjino një tjetër që mund të ketë probleme me veshkat për shembull. Ndaj apeli im është kujdes, kujdes, kujdes!”, u shpreh Veliaj.

Bashkëshortja e kryebashiakut, Ajola Xoxa është shfaqur sot për herë të parë pas lajmit se edhe ajo ishte prekur nga Covid. Mesa duket Ajola, fatmirësisht e ka kaluar virusin. Ajo shfaqet në formë teksa pozon e veshur me të bardha dhe një kurorë lulesh në kokë.