Policia ka arrestuar këngëtarin shqiptar nga Kosova, Korab Jetishi, djali i këngëtarit të njohur, Shkëlzen Jetishi.
Gazeta Sinjali nga burime të sigurta brenda Prokurorisë Themelore të Gjakovës bën të ditur se Korabi u arrestua dhe me vendim të prokurorit u ndalua për 48 orë për shkak se shkeli masat kundër përhapjes së koronavirusit.
Drejtori i policisë rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta, tha se arrestimi ka ndodhur me rastin e hapjes solemne të lokalit ku kishte te ftuar me shume se 120 persona.
