Zyra e Ministrit Fuqiplotë për Adresimin e Pasojave të Tërmetit ka përditësuar të dhënat dhe bilancin paraprak të punës në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.
Zyra e ministrit ka bërë të ditur se deri në orën 17:30 të së enjtes numri I thirrjeve yë përpunuara nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve ka qenë 440 (Tiranë – 198; Durrës – 204; Lezhë – 36; Elbasan – 1; Shkodër – 1). Prej të cilave 385 thirrje kanë qenë për verifikim dëmesh në banesë.
Ndërkohë në terren janë 83 ekspertë, përkatësisht:
Franca: 4
Zvicra: 2
Italia: 8
Greqia: 16
Turqia: 8
Maqedonia e Veriut: 16
SHBA: 2
Kosova: 20
Izraeli: 7
Ndërkohë, pritet që të dërgojnë ekipe të vlerësimit edhe Rumania dhe Hungaria. Sa I takon banesave të shembura numri ka shkuar në 28 objekte. 10 objekte në qytetin e Thumanës, dhe 18 objekte në Bashkinë Durrës.
Përsa i përket bilancit paraprak të inspektimeve, të dhënat janë si në vijim:
Bashkia Durrës – 1267 Objekte të inspektuara, 406 të pabanueshme, 70 për tu prishur;
Bashkia Krujë – 2185 Objekte të inspektuara, 748 të pabanueshme, 8 për t’u prishur; Ndërkohë në Krujë qytet po bëhet edhe studimi gjeologjik i kalasë si dhe ka përfunduar inspektimi i të gjitha godinave publike.
Bashkia Shijak – 1497 Objekte të inspektuara, 817 të pabanueshme, 285 për t’u prishur.