Tërmeti, 1735 banesa të pabanueshme në Qarkun Durrës

530

Zyra e Ministrit Fuqiplotë për Adresimin e Pasojave të Tërmetit ka përditësuar të dhënat në lidhje me bilancin e punës të bërë këtë të mërkurë në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

 

Në qarkun Durrës u inspektuan 4151 objekte nga të cilat 270 duhet të prishen ndërsa 1735 kanë rezultuar të pabanueshme.

 

Konkretisht:

Bashkia Durrës – 748 Objekte të inspektuara, 270 të pabanueshme, 34 për tu prishur;

Bashkia Krujë – 2185 Objekte të inspektuara, 748 të pabanueshme, 8 për t’u prishur;

Bashkia Shijak – 1218 Objekte të inspektuara, 717 të pabanueshme, 228  për t’u prishur.