Prokuroria e Tiranës ka firmosur urdhër arrest për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.
Kajmaku akuzohet per tre vepra penale, konkretisht Shperdorim Detyre, fallsifikimi i formulareve te dekriminalizimit, dhe Ushtrimi i funksioneve pas dhenies fund te detyres.
Mësohet se menjëherë pas lëshimit të urdhër arrestit policia është vënë në kërkim të Kajmakut, të cilin nuk po e gjen dot.
Kjamaku u akuzua nga Partia Demokratike për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Sipas PD, Kajmaku kishte fshehur dënimin në Greqi.