Sa paska ndryshuar mamaja e Elsës së Pallatit 176 (Foto)

916

Pavlina Mani, një ndër aktoret më të dashura të kinemasë shqiptare “na kishte humbur nga sytë”. Aktorja është e njohur për një sërë rolesh, ku ndër të cilat spikat ai i mamasë së Elsës në komedinë “Pallati 176” apo i mamasë së Florit në “Njerëz dhe Fate”. Por si duket sot aktorja e madhe?

Prej 17 vitesh Pavlina Mani dhe bashkëshorti i saj regjisori i madh Pirro Mani janë shpërngulur dhe kanë ndërtuar jetën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rikthehet në vëmendjen e publikut sot, falë disa fotove të publikuara nga gazetari Dalip Greca.

Ka qenë pikërisht Greca, kryeredaktori i gazetës shqiptare në SHBA Dalip Greca, i cili është mirëpritur në shtëpinë e Pavlinës dhe Pirros dhe nga Amerika e largët na sjellë disa foto ku duket edhe ndryshimi i madh që ka pësuar aktorja e njohur ndër vite, ndonëse nuk ka hequr dorë nga flokët e shkurtër e gëzon ende kaçurelat karakteristike dhe mirësinë në portret.

SOT, ME MIQTË TANË TË MIRË, ARTISTËT PIRRO DHE PAVLINA MANI Sot paraditë, së bashku me Veiz Belliun, ishim mysafirë të mirëpritur tek miqtë tanë të mirë, artistët e shquar Pirrro Mani dhe Pavlina Mani, që jetojnë në Harrison, New York.

Na pritën sic dijnë ata, me bujari dhe ngrohtësi. Biseduam për më shumë se dy orë për artin, historinë, skenën, fare pak për politikën, nuk ia vlen të humbësh kohë me të. Pavlina ndërkohë e shtroi tavolinën që në krye të herës. Faleminderit miq, shkruan Greca në rrjetet sociale.