Një 34 vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj të atit.
Personi A.R banonte me babain e tij, 59 vjeçar në Krutje të Lushnjes. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë pasi ushtronte dhunë fizike ndaj babait të tij, E.R.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale Dhunë në familje.