Djali mbyll në banesë babain e verbër dhe godet me levë.

388

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Durrës me ndërhyrjen në kohë të policisë, ku djali, që dyshohet të jetë me probleme mendore, kërcënonte të vriste me thikë babanin e tij të verbër.

Edhe me ndërhyrjen e policisë, djali nuk ka ndalur duke e qëlluar me levë babain, duke e lënë të plagosur lehtë, ndërsa kërcënonte ta qëllonte edhe me thikë. Ndërhyrja profesionale e Forcave të Policisë bëjnë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e autorit.

Ishte një telefonatë e mbërritur në sallën operative përmes numrin 112 që angazhoi policinë, bërë nga motra e djalit: Vëllai im në Rrashbull ka mbyllur në banesë babain dhe kërkon ta vrasë me thikë, ishte deklarimi i saj.

Shërbimet e Policisë kanë shkuara menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar se S.Z, 35-vjeçar (pretendohet me probleme të shëndetit mendor) kishte mbyllur në një prej dhomave të banesës të atin e tij (të verbër), 66-vjeçar, duke e kërcënuar me levë hekuri e thikë për ta vrarë

Policia ka negociuar më djalin që të lironte të atin, por ai nuk i është bindur Policisë dhe ka qëlluar me levë të atin. Policia ka ndërhyrë duke neutralizuar autorin i cili ka tentuar të qëllojë përsëri të atin me thikë për ta vrarë.

S.Z., 66 vjeç iu dha ndihma e parë duke e dërguar në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës për kontroll më të specializuar i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori, S.Z., 35 vjeç është person me precedentë penal të mëparshëm i dënuar për Dhunë në familje