Ja cila ishte prona private e vetme në Shqipërinë komunsite.

821

E vetmja pronë private në Shqipërinë komuniste ishte biçikleta. Pronë private konsideroheshin edhe shpendët shtëpiakë. Shpendët si pulat, rosat, gjelat e detit bliheshin një herë në vit, për festën e fund vitit.

Në komunizëm shteti duhet të zotëroj mjetet, fabrikat, dhe fermat për prodhimin e mallrave dhe ushqimeve. Ky proces social është i njohur si pronësi e përbashkët. Në shoqërinë komuniste, nuk ka prona private.

E vetmja pronë private në komunizëm ishte bicikleta ndërsa gjithçka tjetër i përkiste pushtetit popullor. Të vetmet automjete që qarkullonin në ato vite ishin ato publike, autobusët, urbanët, makinat e ndërmarrjeve.

Transporti publik përballohej më së shumti nga trenat. Të gjithë udhëtonin me trena, të cilët ishin të tejmbushur nga udhëtarët. Makinat ishin shumë të rralla. Me shumë fat, një vajzë mund të hipte në autoveturë vetëm ditën e martesës. Pronë private asokohe konsideroheshin dhe shpendët shtëpiakë.

Në vitet 80 u ndalua mbajtja e pulave, rosave e patave, por dhe gjelave të detit, që bliheshin vetëm një herë në vit, për festën e fundvitit. Në këtë mënyrë, pushteti popullor ua ndalonte shqiptarëve ti shisnin vezët dhe pulat që shtoheshin. Këto masa rritën pakënaqësinë e njerëzve, duke pasur parasysh faktin se ekonomia po varfërohej gjithnjë e më tepër.