Një foto që ka qarkulluar online ku politikania shfaqet me barkun e rrumbullakosur ka ngritur dyshime se ajo mund të jetë shtatzënë për herë të dytë.
E veshur me një fund të ngushtë e një xhaketë xhins sipër, në foton e shkëputur nga momentet e argëtimit mes miqve, Rudina ka ngritur zërat se është në pritje të ëmbël.
Por, e kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, Rudina Hajdari konfirmoi që nuk është shtatzënë duke hedhur poshtë kështu të gjitha thashethemet online.
Kujtojmë se deputetja demokrate është nënë e një vajze nga martesa me bashkëshortin e saj, biznesmenin Muçjo Demiraj.