Mbi ngjarjen e mbrëmjes së djeshme, ku mbeti i plagosur me mjet prerës 16-vjeçari K.S, policia ka mundur të zbardhë të vërtetën duke mësuar detaje të hollësishme si dhe arrestuar një 17 vjeçar me iniciale B.Gj, i cili dyshohet si autor i plagosjes.
Po kështu po ndiqet në gjendje të lirë edhe shtetasi A.R, 19 vjeç. Mësohet se dy të rinjtë e lartpërmendur ishin konfliktuar për motive të dobëta me 16 vjeçarin në ambientet e shkollës dhe më pas, gjatë mbrëmjes kishin komunikuar në celular për tu takuar në lagjen Vasil Shanto të Shkodrës aty ku ndodhi dhe plagosja e K.S.
Shtetasi B. Gj. ka nxjerrë mjetin e fortë dhe e ka goditur dsa herë K. S-në në këmbë dhe brinjë. Ky i fundit aktualisht gjendet në Spitalin Rajonal të Shkodrës.