Rama: 80% e drejtorëve në qarkun e Shkodrës do ikin.

491

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar largmin e 80 përqind të drejtorëve në të gjitha bashkitë e qarkut Shkodër në varësi të vlerësimit të performancës dhe institucioneve me varësi nga qendra. Ai ka kërkuar një analizë e buxhetit të bashkive, borxheve dhe projekteve aktuale që të evidentohet se në çfarë gjendje jemi aktualisht.

Kreu i qeverisë është shprehur se të gjithë drejtorët kanë dhënë dorëheqjen por do bëhet vlerësimi i performancës, për të bërë seleksionim pasi e rëndësishme është që bashkia të përfaqësohet me profesionalizëm.

Gjatë mbledhjes theksi për këtë reformë është vënë te qarku i Shkodrës, por nuk janë përjashtuar bashkitë e tjera si ajo e Kukësit.