Aksident tragjik, 1 i vdekur, 4 në gjendje të rëndë

684

Aksident tragjik në aksin rrugor Korçë- Pogradec, ku si pasojë një person ka humbu rrjetën dhe katër janë plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Leshnicës, pak kilometra nga Pogradeci, dhe sipas dëshmive dy automjete, një Merceses Benz dhe një Volkswagen Golf janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip Golf, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.