Kim Kardashian diagnostikohet me sëmundjen e rrallë.

493

Kim Kardashian ka zbuluar kohë më parë se vuante nga një sëmundje e lëkurës, e cila prek rreth 8 milionë amerikanë. Kim vuan nga sëmundja e psoriazës e cila fatmirësisht mund të kurohet. 38 vjeçarja poston shpesh mënyren se si ajo kurohet për të informuar ndjekësit e saj për gjendjen shëndetësore, por edhe për ti ardhur në ndihmë kujtdo që vuan nga kjo sëmundje.

Jam ndjerë kaq e lodhur, aq e dhimbshme dhe duart e mia janë vërtetë të fryra, është shprehur Kim. Sipas CNN Enterteinment, në sezonin e 17 të Keeping up with Kardashians, ajo shfaqi disa simptoma shqetësuese dhe vendosi të merrte një mendim profesional, por rezultatet nuk ishin pozitive. Kim u diagnostikua me lupus dhe artrit reumatoid, sëmundje të cilat prekin sistemin imunitar dhe organet e trupit.