Reperja e njohur Nicki Minaj ka çuditur jo pak publikun me deklaratën e saj të fundit. Ylli i muzikës ka bërë me dije faktin se ajo do të tërhiqet nga muzika pasi dëshiron të krijojë familje.
36 vjeçarja e dha lajmin në Twitter duke shkruar se ka vendosur të tërhiqet dhe të ketë familjen e saj. Nicki Minaj po planifikon të kurorëzojë në martesë dashurinë e saj me partnerin Kenneth Perry.