Zbulohen pamjet nga festa e ditëlindjes së Luana Vjollcës. (Foto)

853

Mbrëmjen e sotme moderatorja e njohur,Luana Vjollca ka festuar ditëlindjen e 28-të midis miqsh dhe njerëzve më të afërm të saj. RevistaWho.Com ka arritur të sigurojë një foto ku duket qartë veshja dhe luku që moderatorja ka zgjedhur në një moment special si i sotmi.

Në të shfaqet Vjollca me një fustan të shndritshëm të shkurtër, ku duket si një princeshë e vërtetë, ndërsa në fytyrë është kujdesur të ketë një makeup sa më natyral, duke i fiksuar kështu të gjithë me pamjen e saj. Edhe pesonazhe të tjerë të njohur nga showbizi shqiptar të cilët kanë qenë pjesë e festës si Fifi, Klodiana Shala kanë publikuar disa momente nga festa e ditëlindjes.

Me siguri midis njerëzve më specialë, Luana është duke kaluar një nga ditëlindjet e saj më të bukura. Më poshtë ju sjellim disa prej pamjeve nga festa e organizuar. revistawho