Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare At Nikon Liolini është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare në Masaçusests ditën e djeshme. Drejtuesi i Dioqezës Shqiptare të SHBA-së i kushtoi gjithë jetën e tij edukimit dhe predikimit fetar. Kryepeshkopi Liolini ishte djali i Evans J and Helena P Liolin. Më pas ai u rrit në një familje me lidhje të fortë me Kishën Ortodokse Shqiptare të SHBA.
Një përshkrim i shkurtër i jetës së tij. Fillimisht, ai përfundoi ciklin fillor dhe të dytë për teatër dhe biologji. Liolini u tonsurua në Urdhërin e Lexuesit praktikë fetare nga kryepeshkopi Theofan Stilian Noli. Më pas, at Nikon Liolini ndërmorri hapin radikal në jetën e tij duke zgjedhur të arsimohej në teologji.
Deri sa vdiq, ai drejtoi një sërë dioqezash ortodokse në SHBA. At Nikon Liolini drejtoi për shumë vite Këshillin e Madh të Kishave Ortodokse të Detrotit si Universitetin e Shoqërisë Ortodokse të shtetit të Wayne. Ai kontribuoi dhe në media duke drejtuar gazetën e Dioqezës Ortodokse Shqiptare në SHBA Vera si dhe shfaqej vazhdimisht në media.
Në vitin 2002 u zgjodh si Kryepeshkop i Baltimorës. Një vit më vonë, Kryepeshkop Liolini mori drejtimin e Kishës Ortodokse Shqiptare të SHBA, detyrë të cilën e mbajti për 16 vjet, deri sa u nda nga jeta ditën e djeshme. At Nikon Liolini kishte respekt për Shqipërinë dhe gëzonte respekt nga besimtarët ortodoksë shqiptarë në tokën amerikane.