Flokët e shëndetshëm janë rezultat i një jetese të shëndetshme, ndaj kjo është arsyeja se përse dermatologët rekomandojnë ndjekjen e një diete të pasur me fruta, perime dhe proteina në mënyrë që trupi të marrë vitaminat e nevjshme. E kur flasim për këtë, kemi parasysh edhe shëndetin e flokëve.
Ekziston një pije në veçanti që sipas ekspertëve ka një ndikim negativ në cilësinë dhe shëndetin e flokëve tuaj, sidomos nëse e konsumoni vazhdimit. Ajo është kafeja.
Ekspertët thonë se konsumimi i tepërt i kafesë pendon aftësinë e trupit për të përthithur hekurin dhe lëndët e tjera ushqyese që janë të shëndetshme për flokët duke e bërë të vështirë për gjendrat e flokut për të qëndruar të shëndetshme.
Kafeja çon në mungesë të hekurit, gjë që bën që flokët të bien. Pirja e tepërt e kafesë gjithashtu parandalon që flokët dhe trupi juaj të marrë mineralet e tjera si magnez, zink dhe kalcium, thuhet në faqen e internetit të Gucci Hair.