I zhdukur prej 8 ditësh, gjendet i pajetë 31-vjeçari në Tiranë

357

Policia e Tiranës ka gjetur një trup të pajetë këtë të premte në rrugën e Ullishtes në afërsi të Liqenit të Thatë.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se viktima është shtetasi G. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë më datë 08.08.2019, për largim nga banesa.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.