Shkodra drejt zgjedhjeve të parakohshme.

569

Këshilli Bashkiak i Shkodrës nuk do të konstituohet në datë 21 gusht ashtu siç ishte paralajmëruar më herët. Burime për Report Tv bëjnë me dije se do të pritet procesi i verifikimit të dokumenteve të bëra publike nga PD ditën e sotme lidhur me kandidatin socialist Pjetri.

Dhe nëse akuzat e PD lidhur për e Pjetrin në Itali do të rezultojnë të vërteta në Shkodër do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Pjetri i mohoi akuzat ndërsa në një reagim publik kryeministri Edi Rama deklaroi se deri kur e vërteta ligjore të dalë, Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.