Në kryeqytet policia Bashkiake ka marrë masa administrative ndaj automjeteve të cilat parkohen në kundërshtim me sinjalistikën, mbi trotuare apo në vende të rezervuara për invalidët, ndaj dhe gjobës nuk i shpëtoi as një Lamborghini
Përmes një postimi në rrjetet sociale kryebashkiaku Erion Veliaj, ka publikuar disa foto ku shihet një makinë luksoze e bllokuar nga Bashkiakët.
Makina yll, parkimi fyll! Sot merr gjobën, herën tjetër kur të parkosh lambon gjeje një vend më të mirë. Po pse më çuna?! Më doli goja duke ju thënë!