Ardit Gjebrea dhe Arbana Osmani do të prezantojnë bashkë Këngën Magjike?!

428

Moderatorja e njohur Arbana Osmani publikoi në Instastoryn e saj disa ditë më parë një foto ku tregonte se po drekonte me familjen e Ardit Gjebreas. Ata ndodheshin në shtëpinë e moderatorit në Gjirin e Lalzit, ku po shijonin një ditë së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e Arditit.

Sipas Revistës Class, në fakt kjo drekë nuk ka qenë kot, pasi dy moderatorët kanë diskutuar në lidhje me prezantimin e Këngës magjike të këtij viti. Thuhet se kësaj here, Gjebrea do të zgjedhë Arbana Osmanin për partneren e tij të prezantimit, megjithatë ende nuk dihet nëse Arbana do të jetë e pranishme nëse vetëm gjatë natës finale, apo edhe në dy netët e tjera.

Mbetet vetëm të presim që ky lajm të konfirmohet nga dyshja e njohur e ekranit.