Këto sfida të mëdha iu presin në bashkëjetesë

395

Pastrimi i shtëpisë dhe organizimi i gjërave janë votuar si çështjet më problematike për çiftet që bashkëjetojnë

Pra, nëse jeni duke planifikuar të filloni të bashkëjetoni me partnerin, fillimisht lexojeni këtë artikull.

Sipas anketimit anglez me 1,000 të rritur, 55 përqind e çifteve e konsiderojnë si sfidën më të madhe pastrimin e shtëpisë dhe organizimin e gjërave

Humbja e hapësirës personale dhe lirisë del të jetë sfida e dytë më e madhe 42 përqind ndjekur nga shpenzimet e shtëpisë, ku 39 përqind e të anketuarve kishin thënë se këto shpenzime janë shkaktarë të shumë mosmarrëveshjeve

Edhe shijet e ndryshme në dekorim janë problem i zakonshëm – gjithsej 24 përqind e çifteve të anketuara e kanë theksuar këtë problem

LISTA E PLOTË E SFIDAVE PËR ÇIFTET QË FILLOJNË TË BASHKËJETOJNË

1. Pastrimi i shtëpisë dhe organizimi i gjërave – 55 përqind

2. Humbja e hapësirës personale – 42 përqind

3. Ndarja e shpenzimeve shtëpiake – 39 përqind 4. Ndarja e punëve të shtëpisë – 31 përqind

5 Shijet e ndryshme në dekor – 24 përqind 6. Mosmarrëveshjet për renovim – 17 përqind