Shteti drejt falimentimit, pamundësi për të paguar rrogat dhe pensionet

345

Të dhënat zyrtare dëshmojnë se, narkoshteti po shkon drejt falimentit! Të ardhurat për 6-mujorin dhjetra milionë dollarë mosrealizime”.
Kështu shprehet në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare, në një kohë kur në vend po reklamohet me të madhe aksioni anti-informalitet, Berisha shkruan se, me këto ritme po shkohet drejt pamundësisë për të paguar pensionet dhe rrogat.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Ndrikull Falimenti po sjell falimentin!

Te dhenat zyrtare deshmojne se narkoshteti po shkon drejt falimentit!

Te ardhurat per 6 mujorin dhjetra milione dollare mosrealizime.

Vetem TVSH rreth 9% me i ulet se plani.

Por dhe 3% me i ulet se sa ne te njejten periudhe te vitit 2018!

Nderkohe borxhi ndaj bizneseve per TVSH eshte rritur edhe me 10% sipas burimeve prane ndrikull Falimentit!

Taksa doganore dhe akcisa jane 9,8% dhe 1,3% me te ulta se sa plani.
Investimet publike jane 6,2% me te ulta se sa ne te njejten periudhe te vitit te kaluar!

Po shkohet drejt pamundesise per te paguar rroga dhe pensione!

Keto jane sukseset e para te ndrikull Falimentit te narkoshtetit shqiptar!

INFO PERMBLEDHESE JANAR – QERSHOR 2019

(statistikat fiskale paraprake, jo finale)

Bazuar ne te dhenat paraprake te publikuara nga Min.Fin, Te ardhurat totale per periudhen janar – qershor 2019 rezultojne 36 mln dollare me te ulta (- 1.6 %) sesa planifikimi qeveritar per kete periudhe.

Te ardhurat totale per 6 – mujorin 2019 rezultojne te jene vetem 3.9 % me te larta sesa e njejta periudhe e vitit te kaluar, nderkohe qe duhej te ishin te pakten mbi 6 % me te larta (si pasoje e normes se pritshme te rritjes ekonomike dhe normes se inflacionit, pa perfshire ketu edhe efektin pozitiv shtese ne rast se do te kishim formalizim te ekonomise). Tregues i qarte i nenperformaces se organeve taksambledhese dhe ecurise se dobet te ekonomise shqiptare.

Verehen mosrealizime ne te ardhurat nga tatim & doganat. Konkretisht:

Te ardhurat nga tatim & doganat per periudhen janar – qershor 2019 rezultojne me nje mosrealizim prej 44 mln dollare (- 2.9 %) krahasuar me planifikimin buxhetor. Me ne detaje sipas zerave kryesore, verejme se:

TVSH me mosreazlimim prej 63 mln dollare, minus 8.7 përqind Madje me shqetesim verehet se arketimet nga TVSH per 6 mujorin e pare 2019 jane edhe me te ulta sesa arketimet e 6 – mujorit 2018, perkatesisht me 20 mln dollare me pak, ose minus 3 përqind

Tatim fitimi rezulton me realizim mbi planifikimin plus 23 mln dollare
Akcizat rezultojne nenperformance, mungojne 2.8 mln dollare (- 1.3 përqind krahasuar me planin 6 mujor.

Tatim mbi te Ardhurat Personale rezulton me realizim mbi planifikimin, plus 21 mln dollare.
Taksat Nacionale me mosrealizim prej 19 mln dollare 10.1 përqind
Taksat doganore gjithashtu me mosrealizim prej 3.4 mln dollare, – 9.8 përqind

Info shtese te detajuar per importet ne nivel 6 – mujor te disa produkteve kryesore si psh karburant, cigare, etj do mund te jete disponibel ne momentin qe do te publikohet te dhenat zyrtare finale nga ana e min.financave

Shpenzimet Operative dhe te Mirembajtjes janar – qershor rezultojne te jene 28 mln dollare me te larta sesa planifikimi 6 – mujor, ose 15 përqind me e larta.

Gjithashtu, krahasuar me faktin e te njejtes periudhe te vitit te meparshem, shpenzimet operative rezultojne te jene 30 mln dollare me te larta, ose 16.6 përqind me shume

Investimet publike gjithashtu vazhdojne te rezultojne nen performance edhe gjate 6 mujorit 2019 per kujtese ne 2018 investimet rezultuan me mosreazlimin prej pothuajse 79 mln dollare, ose 9.3 përqind me pak krahasuar me buxhetin fillestar 2018).

Per periudhen janar qershor 2019 investimet rezultojne me mosrealizim prej 40 mln dollare, ose 12.5 përqind me te ulta sesa planifikimi qeveritar (e shkaktuar plotesisht nga ecuria negative e financimit te projekteve me financim te huaj

Verehet qe performanca e investimeve publike per 6 – mujorin 2019 eshte edhe me e dobet sesa fakti i te njejtes periudhe te vitit ta kaluar, perkatesisht 18 mln dollare me pak ose 6.2 përqind