Me zërin që i dridhej, ikona e Zëri të Amerikës i jep lamtumirën ekranit.

511

Pas dy dekadave te Zëri i Amerikës, ikona e televizionit, gazetarja, Laura Konda ka vendosur të largohet nga transmetimi. Ndërsa përfundonte edicionin e lajmeve ajo ka njoftuar se ky do të ishte edicioni i saj i fundit në Zëri i Amerikës.

Mes emocioneve dhe zërit që i dridhej, Konda falenderoi teleshikuesit dhe audiencën që e kanë ndjekur me besnikëri prej 20 vitesh, duke pohuar se në këto 20 vite punë në ekran ka pasur si qëllim ruajtjen e integritetit dhe bërjen e një gazetarie të paanshme.

Sot desha të ndaj me ju një lajm personal. Ky është emisioni im i fundit pasi kam vendosur të largohem nga Zëri i Amerikës. Kam pasur rastin dhe nderin të intervistoj një numër të madh analistësh, qytetarësh, politikanësh dhe si të mbuloj ngjarje historike. Për mua ka qenë e rëndësishme ruajtja e integritetit dhe pasqyrimi i ngjarjeve me vërtetësi.

Ju falenderoj ju që më keni ndjekur. Keni qenë një audiencë e mrekullueshme që më ka mbështetur. Ju tashmë keni zënë një vend të veçantë në jetën time. Faleminderit, u shpreh Laura Konda.

Në fund të Ditarit, VOA kishte përgatitur edhe një album me momentet e saj në televizion dhe intervistat e realizuara ndër vite.