Adrola Dushi kishte ëndërr këtë profesion por dështoi.

407

Edhe modelja e njohur Adrola Dushi kishte në ëndërr një profesion tjetër, por diçka ndodhi rrugës dhe nuk e realizoi dot. Në një intervistë për Prive, Adrola u shpreh se nuk ka dashur të bëhej modele, por arkitekte.

Jam rritur në një qytet të vogël dhe unë kam thënë gjithmonë jam fanatike dhe nuk kam ëndërruar kurrë të bëhem modele. Nuk e di se si jam bërë modele apo miss.

Ëndrra ime ishte të bëhesha arkitekte, ngaqë vëllai im ka studiuar për arkitekturë dhe e adhuroja punën që ai bënte. Më dështoi, nuk i dihet kurrë jetës por momentalisht jam modele, është shprehur Adrola.