Drejtori i Policisë Rrugore jep intervistë, pas krahëve të tij ndodh një aksident.

410

Teksa drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola, jepte një intervistë për gazetarët, në rrugë, në autostradën Tiranë-Durrës, pa krahëve të tij, ndodhi një aksident rrugor. Fatmirësisht, aksidenti ishte vetëm me dëme të vogla materiale.

Për shkak të mos respektimit të distancës së sigurisë mes makinave në autostradë, dy automjetet u përplasën me njëra-tjetrën, pa asnjë person të lënduar përveç dëmeve të vogla materiale.

Vetë drejtori i Policisë Rrugore i bëri apel drejtuesve të automjeteve që të tregohen të kujdesshëm ndërsa janë në timon, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të respektojnë shpejtësinë, dhe veçanërisht edhe distancën mes automjeteve, që u bë shkak për aksidentin e sapondodhur.