Besa Shahini: Ti kthejmë dinjitetin mësuesve.

374

Ngritja e notës mesatare për hyrjen në universitet shkaktoi jo pak debat. Dhe ditën e sotme në parlament, ministrja e Arsimit, Besa Shahini argumentoi mbi këtë vendim. Ajo u shpreh se nota mesatare 7.5 për lëndët e mësuesisë synon ti kthejë dinjitetin figurës së mësuesit.

Nëse mendohet se më të mirët duhet të bëhen mjekë, më të mirët do bëhen dhe mësues, pasi janë ata që edukojnë brezat e ardhshëm shqiptarë.

Më së pari dua t’iu them se deri më sot, nga PD kanë dalë mësues persona që nuk e kanë merituar. Nota mesatare për t’u bërë mësues është bërë më së pakti 7.5. Ndërkaq mësuesit e ciklit të ulët duhet të kenë një mesatare 6.5. Ne besojmë se ata që janë të dobët në shkollë të mesme, janë dobët edhe në shkollë të lartë. Është mirë që të ndahen gjërat.

Ata që kanë qenë dobët, mund të bëjnë 2 vjet shkollë. Ndërsa ata që janë mirë, mund të bëjnë Bachelor dhe më tej të gjitha nivelet. Ne po bëjmë politika sa më të mira. Pra ne po orientojmë.

Është e domosdoshme që të kemi notën mesatare, që edhe nxënësit të dinë se ku të orientohen. Nxënësit e dobët duhet të mos pranohen në universitet.

Figura e mësuesit duhet të jetë ajo e një figure që ngjall respekt. Ata që janë më së miri të arsimuar do të bëhen mësues. Për ne nuk ka kthim pas, ne do kthejmë dinjitetin e mësuesit, u shpreh ministrja Shahini.