Albi Nako i ka kërkuar Klaudia Pepës një mundësi të dytë?!

464

Klaudia Pepa ka nxitur dyshime se ka përjetuar kohët e fundit një rikthim të ish bashkëshortit, koreografit të njohur Albi Nako. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Klaudia ka këshilluar të gjitha ndjekëset që të bëjnë kujdes me ish partnerët të cilët nuk ndjejnë asgjë karshi tyre.

Bëni kujdes me meshkujt që nuk iu duan më, por që herë pas here kthehen për tu siguruar që ju nuk jeni të lumtura pa ta, ka shkruar Klaudia. Nuk e dimë me siguri nëse një rast i tillë është përjetuar nga vetë balerina. Megjithatë statusi duket shumë personal.