Pas 11 vitesh Inva Mula i jep fund martesës me Ethem Ramadanin.

671

Ka marrë fund martesa e sopranos Inva Mula dhe bashkëshortit të saj Et’hem Ramadani.

Dyshja prej kohësh kishte probleme në bashkëjetesën e tyre, dhe muaj më parë nisën të qarkullonin thashetheme për një krisje në martesën e sopranos dhe biznesmenit.

Divorci tashmë është zyrtarizuar, ndonëse nga ana e ish partnerëve nuk ka patur asnjë deklaratë. Inva dhe Ethen u takuan në vitin 2008, dhe siç janë shprehur më vonë ka qenë dashuri me shikim të parë.

Çifti janë prindër të një vajze të quajtur Nina, ndërsa nga martesat e mëparshme Ethen ka 3 vajza të tjera ndërsa Inva ka djalin Anthony nga martesa me kantautorin Pirro Çako.