Moti, e mërkurë 10 korrik 2019

426

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet qarkullimi i masave ajrore të freskëta të paqëndrueshme me origjinë nga Europa veriore të cilat do të japin impakt në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë duke sjellë rreshje shiu me stuhi dhe rënie të temperaturave.

Moti këtë të mërkurë në Shqipëri do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga rreshje shiu por edhe me stuhi.

Kjo për shkak se gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të freskëta të paqëndrueshme me origjinë nga Europa veriore
Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jugperëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet.

Edhe temperaturat kanë pësuar rënie.
Zonat malore 17/28°C
Zonat e ulëta 21/31°C
Zonat bregdetare 22/33°C