Edhe unë Dhjetëra intelektualë i bashkohen nismës: Jo zgjedhje

554

Nismës së aktorit dhe regjisorit të njohur, Bujar Kapexhiu, për të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, i janë bashkuar me dhjetëra intelektualë.

Politikanë, njerëz të medias, artit dhe fushave të tjera kanë vendosur të bëhen pjesë e nismës Edhe unë, duke dalë kundër 30 qershorit, ndonëse mund të ndëshkohen.

Ata kanë shpërndarë në profilet e tyre në rrjetet sociale nismën e Kapexhiut, ndërsa shprehen se janë gati t’i thonë burgut hapu.

Më poshtë, po sjellim mesazhet e disa intelektualëve, që kanë vendosur të bëhen pjesë e nismës Edhe unë.