Portreti i rrallë nga Idromeno më 1927.

507

Një pikturë e rrallë Portret i 1927, i bërë nga Kolë Idromeno, do të ekspozohet për herë të parë për publikun shqiptar më 27 qershor në ekspozitën retrospektive, që do të çelet në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Edhe pse e realizuar një shekull më parë, piktura vijon të përcjellë ndjeshmërinë e ngjyrave dhe emocionin që fshihet në thellësitë e shpirtit të këtij djaloshi.

Kjo pikturë gjendet në Fondin Artistik të Galerisë Kombëtare të Arteve. Institucioni i GKA njofton se në ketë ekspozitë do të prezantohen pikturat më të rëndësishme të autorit. Por ekspozita do të shoqërohet me një tjetër surprizë, ku do shfaqet edhe një përzgjedhje fotografish të shkrepura prej Idromenos në studion e tij dhe në qytetin e Shkodrës.

Portret i 1927, ku paraqitet një fytyrë plot jetë e një djaloshi që mban në duart e kryqëzuara një libër, është vetëm njëra nga dhjetëra tablotë që na kujtojnë një prej personazheve të rrallë të pikturës shqiptare, Kol Idromeon.

Në ekspozitën që do të çelet më 27 qershor publiku do të shoh veprat e njohura të tij: si Motra Tone e realizuar në vitin 1883, kur piktori ishte vetëm 23 vjeç. Portreti i Tones, e veçanërisht sytë e saj i japin veprës një fuqi psikologjike të veçantë.

Ky vepër është vlerësuar si si portreti realist më i bukur në artin shqiptar të shekullit 20 dhe vlerësohet dhe si dhe një nga kryeveprat e artit realist shqiptar. Me këtë vepër Kol Idromeno hapi i pari një epokë të re në historinë e artit shqiptar: fillimin e artit laik realist shqiptar, pohojnë studiuesit e artit.

Piktori Idromeno përdori në tablotë e tij një penelatë uniformë koloristike, pa shumë kontraste, duke shpërndarë në tablo një dritë të qetë. Ai konsiderohet si piktori më i rëndësishëm i pikturës realiste shqiptare të gjysmës së pare të shekullit XX.