Ja ç’duhet të bëni për flokët me maja të djegura.

401

Nëse për arsye nga më të ndryshmet, ju janë krijuar maja dyshe dhe mezi prisni t’i shihni flokët sërish të shëndetshëm, fare mirë mund t’i kuroni në kushte shtëpie. Për çfarë e kam fjalën? Për një maskë aspak të kushtueshme, të thjeshtë dhe tepër rezultatdhënëse.

Përbërësit

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle mjaltë

2 lugë gjelle vaj kokosi

Përgatitja:

I hedhim përbërësit në një enë (fillimisht vajin e ullirit, të kokosit dhe më pas mjaltin) dhe i përziejmë mirë e mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas lyejmë flokët duke shmangur kontaktin me skalpin e kokës.

E mira është të lyeni gjysmën e flokut dhe poshtë. Lëreni maskën të veprojë për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni mirë e mirë. Maska të përsëritet 3- 4 herë në muaj.