Britanikët në mbështetje të nxënësit shqiptar, arsyeja është prekëse.

356

Në një akt vërtet prekës, mijera britanikë po tregojnë mbështetjen e tyre kundër deportimit të një nxënësi shqiptar. Peticioni I realizuar për këtë qëllim ka mbledhur deri tani 6000 firma e vazhdon të qarkullojë akoma. 18 vjecari Stiven Bregu, u trafikua nga Shqipëria për në Britanine e Madhe në vitin 2015.

Ai shpresonte që përmes kësaj sakrifice, do t’i shpëtonte një jete të dhunshme. Djali u la vetëm nga trafikantë në Keynsham pranë Bristolit. Ishte 13 vjec dhe nuk dinte asnjë fjalë anglisht.

U dërgua në një qendër për të mitur dhe nisi të mësonte gjuhën, por shumë shpejt ra në sy për rezultatet e veta të jashtezakonshme.

I riu shqiptar ka bërë kërkesë për azil, por i është refuzuar. Ai dëshiron shumë të qëndrojë në Britani dhe ta ndërtojë atje të ardhmen e vet, për të cilën ka punuar fort.

Ishte mësuesi kujdestar i Stivenit, Rob Shaw njeriu që nisi peticionin të martën, duke thënë se kjo që po ndodh me Stivenin, nuk e bën të ndihet krenar që është shtetas britanik.

Sipas Shaw, 18 vjecari sapo ka përfunduar shkëlqyeshëm provimet ne biologji, kimi dhe matematikë, ndërsa një tjetër mësuese, Elisabeth Gilpin e përshkroi si një “student të shkëlqyer dhe një pasuri të madhe për shkollën”.