Kallëzohet penalisht kryetari i Bashkisë Lezhë (Akuzat)

384

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kallëzon penalisht pranë kryetarin e Bashkisë, Frran Frokaj.

Kryebashkiaku i Lezhës, akuzohet nga IKMT per veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Bashkë me Fran Frrokajn është kallëzuar penalisht edhe drejtori i Drejtorisë së Planifikimit te Territorit Sokol Toma.

Sipas IKMT, Frrokaj dhe Toma kanë dhënë leje për kryerje ndërtimesh në vijën bregdetare te Shëngjinit, objekte që nga vetë ky institucion (Inspektorati Mbrojtjes së Territorit) janë konstatuar të paligjshme.

Madje leje janë dhënë edhe për të ndërtuar në vende ku më parë janë prishur objekte të jashtëligjshëm nga IKMT.
Këto veprime hapur në kundërshtim me ligjin, të konstatuara nga IKMT përgjatë inspektimit të saj në territorin administrativ të bashkisë Lëzhë, kanë cënuar rëndë interesin publik në këtë territor, mbarëvajtjen e sezonit turistik.IKMT shpreh vendosmërinë e saj, në mbrojtjen e territorit kundër abuzimeve të paligjshme, apo të kopsitura” nga zyrtarë që shkelin ligjet dhe besimin e qytetarëve.