Rama vijon replikën me Cekën: Tartakut zbrit në tokë.

441

Referuar deklaratave dhe mallkimeve të Neritan Cekës ndaj atyre që do të shkojnë që të votojnë në 30 Qershor, Rama reagoi duke thënë se e ka zënë tartakuti. 70 e kusur vjeç dukej sikur kishte dalë xhindi nga filxhani.

Ceka, duke u ndalur te mosha, u përgjigj duke thënë se ‘E sfidoj Ramën në një garë 50m, 100m, në ngjitje shkallësh dhe e shikojmë kush del i pari’.Por kryeministri sot nga Pusteci vijoi replikën me ironi duke i thënë ish-kreut të Aleancës Demokratike se

“Kishte thënë jam gati të bëj garë me Ramën kush ngjitet deri në kat të parë, unë e kisha si të zbresësh nga kati i dytë me këmbë në tokë. Mallkojnë popullin për hallin e tyre, jo Neritani, se atë e ka zënë tartakuti.

Kishte dalë Neritani nga filxhani sikur kishte dalë xhindi nga shishja. Ne nuk u premtojmë mrekulli dhe magji, pasi i bëjnë ata që shohin filxhan”.