Rregulla për kuletën tuaj që do ju sjellin shumë para.

572

Truqet të cilat do të mund t’ju ndihmojnë të keni para në jetën tuaj fshihen në feng-shui.

Arti i lashtë i palosjes së gjërave dhe i përdorimit të objekteve të ndryshme feng-shui mund t’ju ndihmojnë të tërhiqni sasi të mëdha parash në jetën tuaj dhe të pasuroheni, transmeton Telegrafi.

E gjitha që ju nevojitet të bëni është që më shumë kujdes t’i kushtoni kuletës suaj dhe gjendjes së saj, por edhe bankënotave të cilat i mbani në kuletë.

Ta keni kuletën të pastër

Rregulloni mirë bankënotat në mënyrë që ato të hyjnë në shtëpinë tuaj. Pastroni kuletën dhe çantën tuaj nga parregullsitë dhe ndotja. Njësoj si edhe me banesën tuaj, kur i pastroni disa pjesë atëherë energjia e re mund të qarkullojë. Në kuletë assesi mos i mbani recetat, kartat e kreditit apo llogaritë të cilat tregojnë borxhet dhe shpenzimet e parave. Gjithmonë mbani ndonjë para në kuletë, assesi nuk bën të jetë e zbrazët. Mos mbani në të letra të vogla, karta të vjetra të anëtarësimit por as kurrfarë mbetje.

Mbani kuletën në vend të veçantë në banesë

Gjeni një vend ku do ta mbani kuletën tuaj në atë mënyrë që të ndihet e adhuruar. Njëherë kur të mësoni të vlerësoni kuletën tuaj do të tërheqë më shumë para. Mos e lini kuletën në dysheme, posaçërisht jo në dysheme të tualetit.

Zgjidhni kuletën me ngjyrë të mirë

Ngjyra e kuletës gjithashtu sjell para, ndërkaq më parë vendosni për ngjyrën e zezë, të gështenjtë, të gjelbër, të verdhë, shmangni ngjyrat e kuqe, vjollcë dhe të kaltër.

Mos bartni kuleta të vjetra

Mos merrni kuletën të cilën dikush tashmë e ka bartur dhe patjetër në të futni para të imta kineze për pasuri dhe lumturi.

Bëhuni më të organizuar

Mund të thoni se a ka dikush para me shikim të thjeshtë në atë se si personat i mbajnë paratë në kuletë. Ata të cilët e vlerësojnë paranë dhe kanë bankënota të rregulluara mirë. Ata të cilët janë të bankrotuar kanë më pak para në kuletë dhe të gjitha janë shpërndarë pa rregull.

Lozni me format

Shmangni format standarde të kuletës dhe çantave. Më së miri është të keni kuletë të gjatë, në mënyrë që të shmangni palosjen e bankënotave.