Gjermania ka vendosur që të mos votojë hapjen e negociatave me Shqipërinë, derisa kriza politike në vend të mos jetë zgjidhur.
Konfirmimi është bërë nga Angela Merkel, e cila e ka bërë të ditur këtë gjë për qeverinë e saj
Ky qëndrim u përsërit një ditë më parë nga kancelarja Angela Merkel, në një takim të Komitetit për Europën në Bundestag, shkruan FinanzNachrichten.
Por situata brenda koalicionit qeverisës CDU/CSU-SPD në lidhje me Shqipërinë është e përshkallëzuar.
Ministri i Jashtëm, Michael Roth, përfaqësues i SPD-së (Partia Socialiste, e cila humbi në zgjedhjet e fundit Europiane) kërkon që Gjermania të mbajë fjalën e dhënë vjet, ku premtoi se do të votonte hapjen e negociatave.
Sipas Roth, të dyja vendet, si Shqipëria dhe Maqedonia i kanë bërë detyrat e caktuara.
Por CDU/CSU kundërshtojnë dëshirën e Komisionit Europian për të vendosur mbi hapjen e negociatave të pranimit me të dy vendet në 18 qershor.