Shqiptarë bashkohuni, çelni negociatat në qershor

390

Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo ka përgëzuar shqiptarët për rekomandimin pozitiv dhe pa kushte që Komisioni Europian i dha Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE-në.

Përmes një statusi në Tëitter Cutillo gjeti rastin edhe të inkurajonte shqiptarët që të bashkëpunojnë me qëllim që negociatat të çelen në qershor.

“Përgëzoj shqiptarët për rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit dhe inkurajoj të gjithë shtetasit të cilët ëndërrojnë BE të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave në qershor”.