Gjesti i madh i mësuesit francez për familjen shqiptare

522

Në Rennes të Francës një mësues mori pjesë në maratonën e mbajtur nga Cabcale drejt Mont-Saint-Michel, për të mbështetur familjen shqiptare Kuti.

Në maratonë morën pjesë 4.000 vrapues, ku në mesin e tyre vrapoi dhe mësuesi Raphwl Dubreux, raporton ouest-france.fr.

Kjo ishte maratona e parë ku mori pjesë mësuesi dhe atletiku Raphwl Dubreux, i cili garoi në mbështetje të familjes shqiptare të kërcënuar me dëbim.

Ai kishte të stampuar në bluzën e tij fjalën “azil”, ku tregon hapur se është në mbështetje të personave që kërkojnë azil në Francë.