Skënder Gjinushi u zgjodh këtë të premte në krye të Akdemisë së Shkencave.
Në përfundim të procesit zgjedhor, Gjinushi dhe pse ishte kandidatura e vetme, duket se nuk e ka evituar debatin me gazetarët.
Gjatë një deklarate për mediat, Gjinushi duket se nuk ishte përgatitur pasi debatoi me një gazetare gjatë momentit që kjo e fundit e pyeti se kur vendosi që të garonte për Akademinë para apo pas reformës.
Pikërish kjo pyetje duket se acaroi kreun e ri të Akademisë, i cili iu drejtua gazetares duke I thënë që ishte e shume e eksituar dhe duhej të mjekohej.
Debati me gazetaren:
Gazetarja: Kur lindi ambicia juaj për t’u bërë kryetar i Akademisë së Shkenca, para Reformës apo në momentin që po e bënit Reformën?
Skender Gjinushi: Bashkë me lindjen tënde.
Gazetarja: Me lindjen time s’ka mundësi, se ti ke qenë kryetar partie në atë kohë.
Skender Gjinushi: Mos bëj pyetje që s’kanë përgjigje…
Gazetarja: Si s’ka përgjigje? Kur të lindi, para Reformës apo gjatë?
Skedner Gjinushi: Qenke shumë e eksituar, shko mjekohu
Gazetarja: Shko mjekohu ti, se je dhe kryetar i Akademisë së Shkencave. Kujdes me gjuhën, i pa edukatë.