Kujtim Gjuzi është një nga deputetët më të përfolur kohët e fundit, për deklarata dhe sjelljen e tij. Në Opinion, ai ishte këtë të martë ndërsa tregoi për karrierën politike. Ajo që bëri përshtypje ishte telefoni i tij, Vertu, që sipas tij kushtonte 7 mijë euro.
“Të jemi të kujdesëm se e kam këtu celularin. 7 mijë euro celular, Partia Konservatore e ka celularin se kam unë. Është porosi, kuq e zi. Lene se është i veçantë”, tha ai teksa u pyet dhe për orën “Atlantic” nga gazetari Enton Abilekaj.
Blendi Fevziu: Kur jeni futur në politikë?
“Ti atëherë ke qenë shumë i ri. Ishit të tronditur kur filloi revolta. Ju s’na mbani mend neve. Vetëm pranë partisë demokratike që në ditët e para të saj”
Blendi Fevziu: Dukesh sot si ushtar
Kujtim Gjuzi: Ashtu jam si ushtar
“Jam ekspert në fushën e ekonomisë, dhe ato që i thash guvernatorit në seancë tha Gjuzi ka të drejtë”, theksoi deputeti i ri. Sipas tij profesioni i parë ka qenë rrobaqepës dhe tregoi se “Rama i ka qepur tek mua pantallonat e para, pastaj mësoi vetë”.
/ Opinion.al