Profil / Kush është major Klodian Tanushi që humbi jetën në Letoni

466

Major Klodian Nikolla TANUSHI që humbi jetën kete te premte ne Letoni ka lindur në Dibër më 31.10.1980. Ai eshte i martuar dhe ka tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

 

Tanushi në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.

 

Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv”

Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Awareness Instructor Course”.

 

Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

 

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

 

Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

 

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

 

Ai humbi jeten si pasoje e plageve te marra gjate shperthimit te nje mine te paplasur gjate misionit ne Letoni. Si pasoje e shperthimit fillimisht humbi jeten nentetarja Zarife Hasanaj e me pas pak dite me vone major Tanushi.